Çair 2030: Turpi i basketbollit ka emër, Pero Antiç!

Skuadra e basketbollit Çair 2030 është mundur me rezultat të ngushtë 91:95 nga Kumanova në duelin e luajtur në palestrën “Shaban Tërstena”. Mirëpo nga skuadra shqiptare kanë dalur me disa reagime pas mbylljes së sfidës, ku akuzojnë arbitrat dhe kreun e federatës së basketbollit të Maqedonisë, Pero Antiq. 

“Gjykimi nga arbitrat Zoran Mitrovski, Nikola Jakimovski, dhe Jordan Çervenka, të cilët delegohen vazhdimisht nga Federata e Basketbollit, me në krye Pero Antiç ishte një tregues i qartë i prapaskenave që kanë për qëllim dëmtimin e klubit tonë. Të njëjtët arbitra dirigjuan edhe ndeshjen e javës së kaluar kundër KK Pelister, duke shkatërruar derbin dhe duke na privuar nga një garë e ndershme”, thuhet në reagimin e Çairit. 

Ndërkohë ekipi shqiptar ka pasur edhe një reagim tjetër në faqen e tyre, duke shkruar se “Turpi i basketbollit ka emër” dhe duke i etiketuar direkt Pero Antiçin, Zoran Mitrovskin, Nikolla Jakimovskin dhe Jordan Çervenka. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close