Është shënuar rasti i parë pozitiv me Covid-19 edhe në NBA, kampionatin më elitar të basketbollit në botë.
Bëhet fjalë për Rudy Gobert, basketbollisti i Utah Jazz.

Rezultatet e testit dolën pak orë përpara fillimit të sfidës kundër Thunder duke bërë që ky takim të shtyhet menjëherë.
Kaq ka mjaftuar që NBA të marrë një vendim drastik duke pezulluar sezonin e rregullt në basketbollin amerikan.
Kujtojmë se mbrëmë u konfirmua se nga koronavirusi është prekur edhe futbollisti i Juventusit, Daniele Rugani.

