Zhegrova tregon se si është përcaktuar për Kosovën para ftesës së Shqipërisë

Edon Zhegrova në një rrëfim ekskluziv për “Klan Kosova” ka treguar se si e pranoi Kombëtaren e Kosovës. Ani se fillimisht e kishte kontaktuar Shqipëria, Zhegrova thotë se i mjaftuan pak sekonda për t’i thënë “Po” Kosovës. Megjithatë shtoi se mundësinë për te Shqipëria fillimisht e kishte lënë të hapur.

Në momentin kur Shqipëria më ftoi në kombëtare, ka ardhur trajneri Panuçi e më ka takuar në Belgjikë. Kemi qëndruar në të njëjtin restorant ku jemi takuar edhe me të ndjerin, legjendën Fadil Vokrri. Me kombëtaren e Shqipërisë e lashë mundësinë të hapur. Nuk i thashë as “po” dhe as “jo” Panuçit.

Pas një jave më ka kontaktuar i ndjeri, legjenda Fadil Vokrri, dhe jemi takuar po të njëjtën restorant me babain dhe ish-menaxherin, kemi ngrënë darkë. Nuk ka zgjatur 15-20 sekonda e më ka pyetur Vokrri: A po don të luash për Kosovën?

Dhe unë i kam thënë menjëherë “Po”.

Siç e kam cekur edhe më parë, më ka rrahur zemra për Kosovën, aty e kam familjen dhe shoqërinë. E bëra këtë zgjedhje zemre, me gjithë respektin për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët kudo janë,” ka thënë mes tjerash Zhegrova për “Klan Kosova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close