Shaban Zenku: Respekt për Rabotniçkin, por ne duam të fitojmë këtë ndeshje

Nesër luhen ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum në këtë xhiro do të ketë përballë liderin e renditjes Rabotniçkin.

Duke qenë se bëhet fjalë për ndeshjen e fundit para pushimi ndërkombëtar, futbollisti i Strugës, Shaban Zenku thotë se ekipi i tij dëshiron vetëm fitore në këtë përballje.

“Është ndeshja e fundit para pushimit ndërkombëtar. Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe të shkojmë me ekipet kombëtare, dhe kuptohet të kthehemi shëndetshëm. E vetmja gjë që përshtatet nga ndeshja në ndeshje është analiza konkrete e ekipit që kemi përballë. Normal ne kemi respekt për Rabotniçkin, deri tani është skuadra që ka treguar më së shumti dhe jo rastësisht mbajnë vendin e parë, si dhe janë ekipi i vetëm që në 13 xhirot paraprake nuk ka pësuar asnjë humbje. Megjithë respektin, mendoj se në këtë moment jemi ekip më cilësor se Rabotniçki dhe të shtunën do të dalim në terren për të dhënë maksimumin dhe për ta dëshmuar këtë”, u shpreh Zenku. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close