Të shtunën luhen ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Shkëndija e Tetovës në këtë xhiro pret në shtëpi Brera Strumicën, në një përballje ku ekipi i Jeton Beqirit nuk e ka luksin të lëshojë pikë.
Mbrojtësi i Shkëndijës, Zija Merxhani beson se skuadra e tij do të performojë në lartësinë e duhur për të arkëtuar tre pikët.
“Sigurisht se ne mendojmë vetëm për fitore nesër. Normal kemi vuajtur mungesat në pjesën ofenzive të skuadrës, mirëpo kemi treguar se mund të krijojmë pavarësisht mungesave. Ndaj Rabotniçkit edhe pse s’fituam, ne krijuam shanse të mjaftueshme për të shënuar gol”, u shpreh Merxhani. /Sportmania/