Florian Kadriu: Ndeshjet me Vardarin janë më të veçanta, të fitojmë për “Shvercerat”

E shtuna do të sjell ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Në qendër të vëmendjes të kësaj xhiroje do të jetë derbi i kryeqytetit ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Vardarit dhe Shkupit.

Në prag të këtij takimi, sulmuesi i FC Shkupit, Florian Kadriu shpreson se do të japin më të mirën në fushë për të marrë fitore kundër Vardarit.

“Ndeshja kundër Vardarit është një ndeshje e madhe. Vetë kundërshtari na tregon se duhet të japim më shumë se maksimumin, unë mundohem që çdoherë të bëjë performancë të mirë, shpresoi të vazhdojë me këtë ritëm edhe të bëjë më të mirën për ekipin. Ndeshja kundër Vardarit është derbi, s’ka rëndësi se çfarë pozite janë ato, këto ndeshje gjithmonë kanë interesim të madh, e kemi përgatitur ekipin, e dimë se çka kërkohet, ‘Shvercerat’ duan vetëm fitore, ne do japim më të mirën në fushë dhe shpresoj të gëzojmë me fitore”, u shpreh Kadriu.

Përballja Vardari – Shkupi luhet të shtunën në stadiumin “Todor Proeski” me fillim në orën 13:00. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close