Pas humbjes nga Struga Trim Lum, trajneri i Besës së Dobërdollit, Berat Imeri ka dhënë dorëheqje.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes faqes zyrtare, pa dhënë shumë detaje.
Skuadra nga Dobërdolli do të ketë trajnerin e tretë për këtë sezon, pasi para Imerit, ekipi i Besës udhëhiqej nga Aleksandar Tanevski.
Berat Imeri mori drejtim e Besës për të ngritur ekipin, por nën udhëheqjen e tij Besa regjistron tri disfata radhazi.
Besa tashmë ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e 9-të.

