Goli i Nedim Bajramit e çon në finale Rangersin (VIDEO)

Skuadra e Rangers ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Ligës, pasi në gjysmëfinale mposhti 2:1 Mortherwell.

Golin e fitores për ekipin e Rangersit e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërsië, Nedim Bajrami.

Bajrami shënoi në minutën e 81’të pas një asisti nga Cerny.

Mesfushori shqiptar me këtë gol e çoi skuadrën e tij në finalen e madhe të Kupës së Ligës, ku do të luaj ndaj rivalit të përbetuar në futbollin skocez, Celtic.

Kjo finale pritet të zhvillohet më datën 15 të muajit dhjetor.

VIDEO – SHIKO GOLIN E NEDIM BAJRAMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close