Skuadra e Rejnxhersit ka pësuar humbje në javën e 10-të në Premiership të Skocisë ndaj Aberdinit me rezultatin 2:1.

Golin e vetëm për mysafirët në këtë takim shënoi mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami. Ky i fundit shënoi një gol tejet të bukur, duke kaluar dy lojtarë kundërshtarë në stilin e një super sulmuesi.
Ndërkohë ky ishte goli i parë i lojtarit “kuqezi” me fanellën e Rejnxhersit në kamp;ionatin skocez. Bajrami po ashtu ka edhe një gol tjetër me ekipin skocez, të cilin e kishte shënuar në garat e UEFA-s./Indeksonline/
https://x.com/FootballAlbXI/status/1851743208499208405

