Ançeloti: Nuk ka favorit në ‘El Clasico’, kam një plan kundër Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes “El Clasico” kundër Barcelonës.

Real Madridi e pret Barcelonën në stadiumin “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë “El Clasico” të sezonit 2024/25 dhe të dy ekipet vijnë nga një formë e lartë. Ançeloti duhet të modifikojë 11-shen e tij dhe të vlerësojë nëse ai ndryshon sistemin pas mungesave të konfirmuara të Rodrigo Goes dhe Tibo Kurtua. Për ndeshjen dhe gjithçka tjetër ka folur vet trajneri italian, i cili nuk beson se kjo përballje ka një favorit të qartë.

“Skuadra është mirë, e motivuar, pasi si gjithmonë kjo është një lojë e komplikuar dhe argëtuese”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Ata [Barcelona] kanë një ide shumë të qartë të lojës, ata janë një ekip shumë i guximshëm dhe ne duhet të përgatitemi mirë për lojën. Ata me të vërtetë po bëjnë shumë mirë, është e vështirë të përmendësh një favorit në një El Clasico. Për fat të mirë asgjë nuk më mban zgjuar natën.

Favorit?

Nuk ka, varet nga shumë gjëra, nga mënyra se si i menaxhon ndeshjet, do të ketë raste kur ne kemi kontroll dhe herë të tjera ata do ta kenë. Dhe menaxhimi i kësaj është shumë i rëndësishëm”.

“Plani kundër Barçës?

“Kam diçka në mendje, por duhet ta shihni nesër dhe më pas mund të më thoni nëse kam gabuar apo jo”, përfundoi trajneri italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close