Kuqezinjtë terovarë do të zhvillojnë ndeshje kontrolluese me Arsimin e Çegranit të dielen në stadiumin e vjetër në Tetovë. Ndeshja do të shërbejë si test i rëndësishëm për dy ekipet gjatë pauzës kampionale.

Pauza kampionale për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese shfrytëzohet nga shumë ekipe për takime miqësore dhe me këtë rast dy ekipet e pollogut fundjavën do ta kompensojnë me një ndeshje kontrolluese të dielën, ku KF Shkëndija do të përballet me Arsimin e Çegranit. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e vjetër të qytetit në Tetovë, me fillim nga ora 13:00.
Arsimi është ndër ekipet më të stabilizuara në Ligën e Dytë, dhe drejtuesit e skuadrës nga Çegrani janë duke punuar me përkushtim për ngritjen e klubit në nivele të larta profesionale. Kjo ndeshje do të shërbejë për të mbajtur ritmin e ekipit dhe për të testuar disa aspekte taktike për vazhdimin e kampionatit.

