Federata serbe e futbollit: Do ketë masa të forta sigurie për sfidën Serbi-Zvicër!

Kombëtarja e Zvicrës me dy shqiptarë, Granit Xhakën dhe Andi Zeqirin luajnë ndaj Serbisë të shtunën në Ligën e Kombeve.

Federata serbe e futbollit përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se do ketë masa të rrepta sigurie, duke filluar nga hoteli e deri te stadium.

Në stadium lejohet hyrja e tifozëve vetëm me dokument identifikimi dhe pa ndonjë simbol racist, siç janë mësuar gjithmonë tifozët serbë.

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën në orën 20 e 45.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close