Ekskluzive: Gostivari ndahet me trajnerin Muarem!?

Jozyrtarisht, informacione të portalit Sportmania thonë se Muarem Muarem është larguar nga drejtimi i Gostivarit. Deri tani nuk ka ndonjë konfrimim, por duket se drejtuesve të klubit nuk ju ka pëlqyer barazimi i fundit me Besën (1:1 të shtunën në Shkup) dhe jozyrtarisht kanë vendosur që pauzën kampionale shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare ta shfrytëzojnë për ndryshim në bankinë. 

Pritet së shpejti të ketë konfirmim të këtij lajmi dhe lëvizjeve të radhës në aspekt të zëvendësuesit eventual të tij. 

Muarem nisi so trajner te Gostivari menjëherë pasi mbylli karrierën si lojtar aktiv, duke u bërë pjesë e stafit teknik, para se t’i besohej pozita e trajnerit kryesor edhe pse shkaku i mos paisjes me PRO Liçencë të UEFA-së si “figurë” në procesverbalet zyrtare të ndeshjeve figuronte emiri i Pano Blazhov, i “punësuar” vetëm provizorisht për të plotësuar kushtin e një trajneri me kualifikimin e nevojshëm sipas rregullave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close