Renova cakton edhe një ndeshje kontrolluese

Para nisjes së gjysmësezonit pranveror, Renova do të luaj edhe një ndeshje kontrolluese.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Bujar Islami të mërkurën do “testohet” me Vardar Forinën e Ligës së Dytë Perendim.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me barë artificial në Gostivar. Kujtojmë që Renova gjatë fazës përgatitore luajti edhe 7 ndeshje kontrolluese, nga të cilat regjistroi 4 fitore dhe 3 disfata. Renova gjysmësezonin pranveror e nis të dielën kundër Sileksit./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close