Arteta: Mundëm Bolltonin me disa futbollistë që kanë mësime në mëngjes

Mikel Arteta emëroi një ekip relativisht të ri për t’u përballur me Bolton Vanderers në “Carabao Cup”.  “Topçinjtë” triumfuan ndaj Boltonit me rezultat të thellë 5-1, falë golave të shënuar nga Deklan Rajs, Rahim Sterling, Kai Havertz dhe një dygolësh nga i riu Etan Nvaneri, 17 vjeçar.

Edhe në stol, disa adoleshentë ishin të përfshirë dhe një gazetar e pyeti Mikel Artetën nëse kishin shkollë të nesërmen në mëngjes. Shefi i Arsenalit buzëqeshi dhe ishte i qartë.

Ka disa futbollist, ata do të duhet të jenë atje në shkollë në mëngjes, pasi kanë mësime. Do të jetë e mrekullueshme që ata gumëzhinin pas ndeshjes, ata folën me lojtarët vetëm për t’i falënderuar ata gjithashtu, ishte një moment i bukur,” tha mes tjerash Arteta.

Kujtojmë që në këtë sfidë debutoi edhe talenti i madh shqiptar Maldini Kaçurri për Arsenalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close