Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli është në momentin e tij më të mirë. Ai është duke shkëlqyer me ekipin e tij Empoli në Serinë A.

Në dy ndeshjet e fundit të kampionatit italian, Ismajli ka treguar një performancë të nivelit të lartë duke bllokuar yjet e Juventusit dhe më pas skuadrën e Kaljarit.
Nga “WhoScored.com”, mbrojtësi kuqezi është përzgjedhur në formacionin e javës përkrah futbollistëve si Dimarko, Dodo dhe Viti.


