Neziri: Shpresojë të kthehemi me rezultat pozitiv nga Shkupi

Mbrojtësi i djathtë i KF Besa1976, Mexhit Neziri, beson se ekipi i tij do të shënojë rezultat pozitiv në sfidën e radhës kundër FC Shkupit, edhe pse Besa 1976, nuk arriti të shënojë fitore në tri xhirot e fundit. Neziri beson se befasitë janë gjithmonë të mundshme, andaj ai beson se kjo mund të ndodh në ndeshjen e radhës në stadiumin në Çair.

“Ndeshja ndaj Shkupit do të jetë e katërta në një hark kohor prej vetëm dhjetë ditësh. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme me një skuadër që po lufton për majën e kampionatit. E dimë që befasitë janë gjithmonë të mundshme, andaj ne si klub do të mundohemi të prezantojmë veten në një dritë të mirë. Na mungojnë rezultatet pozitive, por mendoj se mund ta gjejmë top-formën shumë lehtë. Duhet të jemi të kujdesshëm, e dimë se sa e fortë është skuadra rivale dhe do të mundohemi të imponojmë lojën tonë. Shpresoj që pas disfatës nga Pelisteri, do të kthehemi me rezultat pozitiv nga Shkupi”, tha mes tjerash Neziri.

FC Shkupi do ta ketë rolin e favoritit në ndeshjen me Besën, e cila është caktuar për 25 shtator në ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close