Shtohen emrat për stolin e Milanit, nëse shkarkohet Fonseka

Milani ka regjistruar një fillim të keq këtë sezon dhe për shkak të kësaj, trajneri Paulo Fonseka po merr shumë kritika, i cili së shpejti mund të shkarkohet dhe ekipi nga Milano, thuhet se tashmë është duke punuar në mënyrë aktive për zëvendësimin e tij.

Një nga kandidatët për drejtimin e “rosonerëve” është gjermani Tomas Tushel, i cili aktualisht është trajner pa angazhim.

Kujtojmë se Tushel ka punuar më parë te Bajern Munihu, Çellsi, PSZH, Borusia Dortmund dhe Mainz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close