
Arlind Ajeti ka lënë Rumaninë dhe është transferuar në kampionatin turk. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë u largua nga skuadra rumune e Kluzhit dhe u prezantua te skuadra turke e Bodrumsporit, ku së fundmi ka kaluar edhe Taulant Seferi, tjetër lojtar i Shqipërisë.
Ajeti u ble për 300 mijë euro nga klubi turk dhe u prezantua me një video spektakolare.
Për lojtarin 30-vjeçar mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierë në këtë moment, pas aventurave që ai ka pasur në Zvicër, Itali me skuadra të ndryshme, Danimarkë dhe së fundi në Rumani./a2cnn/

