Rama: Vetëm deti na ndan nga Italia, shpresoj që ndeshja të mbyllet me barazim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediet italiane në kuadër të ndeshjes së parë në grupet e EURO2024 të kombëtares “kuqezi” kundër Italisë.

Rama deklaroi se kjo është hera e parë që ai shpreson që Italia të mos fitojë, ndërsa më tej shtoi se edhe një barazim do ta gëzonte.

“E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time që do të shpresoj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Europian. Megjithatë, në çdo rast do të isha mirë me një barazim, i cili, për “Kuqezinjtë” tanë, do të ishin si një fitore. E di që barazimi me Shqipërinë do të ishte fillimi i provës kundër Spalletti-t, por, për fat të keq, nuk mund të uroj asgjë më shumë se një barazim për Italinë”-deklaroi Edi Rama.

Ndërsa i pyetur se si ka ndryshuar marrëdhënia mes italianëve dhe shqiptarëve në 30 vitet e fundit, Rama theksoi se tashmë vetëm deti i ndan këto dy vende.

“Tani jemi një popull i ndarë nga deti, por i bashkuar në çdo gjë tjetër. Ngjashëm si dy pika uji në pikat tona të forta dhe të dobëta”-u shpreh kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close