Manchester United është duke e shikuar nga afër situatën e mbrojtësit Matthijs de Ligt.

Me qëndrimin e trajnerit Erik ten Hag, “Djajtë e Kuq” janë fokusuar në afrimin e një qendërmbrojtësi dhe holandezi është ndër më të pëlqyerit.
“Sky Sport” raporton se Bayern Munich është i gatshëm ta lërë De Ligt të largohet nëse marrin ndonjë ofertë të favorshme, ngase kanë gjetur zëvendësuesin.
“Man Unitedi po e shikon nga afër situatën e Matthijs de Ligt. Erik ten Hag është ende fans i madh i holandezit dhe Man Unitedi po shikon për një qendërmbrojtës të ri”.
“De Ligt është i lejuar për t’u larguar nga FC Bayerni nëse marrin ndonjë ofertë të mirë. Gjithashtu sepse Ito do të nënshkruajë sonte dhe Tah vazhdon të jetë top prioritet”, shkroi gazetari Flrian Plettenberg.

