Kosova ‘e vogël’ në Oslo, Norvegjia e mund vetëm me… Erling Haaland

Kosova zhgënjen në miqësoren ndaj Norvegjisë në Oslo. Dardanët humbin 3-0 përballë nordikëve në Oslo, ku Erling Haaland ishte ‘vrasësi’ që u dhuroi fitoren vendasve me ‘hat-trickun’ e tij të golave.

Të parin me kokë në pjesën e parë, ndërkohë që bomberi i Manchester Cityt festoi edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të takimit.

Dardanët vuajtën në 30 minutat e para, por e mbyllën në sulm të parën. Me Albion Rrahmanin që me kokë iu afrua golit të barazimit. Ndërkohë, tekniku Franco Foda humbi Valon Berishën dhe Elbasan Rashanin për arsye dëmtimesh.

Kosova tentoi golin në 45 minutat e dyta, por nuk shfrytëzoi mundësitë sporadike të krijuara. Ndryshe nga Haaland, i cili nuk fali duke ndëshkuar 3 herë përfaqësuesen kosovare, e cila për hir të së vërtetës, zhgënjeu duke mos demonstruar asgjë nga mundësitë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close