Shkëndija nis përgatitjet verore, pritet plotësimi i grupit

Shkëndija ka filluar përgatitjet verore për sezonin e ri, me stafin teknik dhe kryesinë që kanë vendosur të zhvillojnë fazën përgatitore në Tetovë.

Në grumbullimin e parë munguan disa futbollistë që kanë marrë ditë shtesë pushim nga stafi teknik, teksa deri të mërkurën ekipi pritet të jetë i kompletuar.

Ekipi kuqezi zhvilloi një seancë më të lehtë, ndërsa ditët në vijim janë paraparë matjet dhe ekzaminimet mjekësore, derisa nga dita e mërkurë parashihet të startohet me intensitet të shtuar me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Përgatitjet verore do të jenë të ndara në disa faza intensive, të cilat do të përfshijnë aspektet fizike e tekniko taktike, ndërsa parashihen edhe 5 ndeshje kontrolluese me skuadra nga rajoni, kryesisht ekipe që do të luajnë në Kupat e Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close