​Ballkani për herë të parë fiton Kupën e Kosovës në futboll

Futbollistët e Ballkanit të Suharekës kanë fituar për herë të parë në histori të klubit Kupën e Kosovës pas penalltive dramatike në Drenas kundër Prishtinës.

Ballkani ishte në epërsi prej dy golash, por Prishtina riktheu lojën duke barazuar në kohën e rregullt.

Ndeshja shkoi në kohën shtesë, gjatë së cilës nuk pati fitues, kështu që ekipet u përballën me ekzekutimin e penalltive.

Në penallti Ballkani u tregua më i suksesshëm, duke shënuar katër gola, përballë Prishtinës, e cila shënoi dy gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close