Ndeshja do të zhvillohej në ‘Stade de France’ më 4 prill.

Shoqata e futbollistëve të Francës (LFP), e cila zhvilloi bisedime me të dy klubet dhe Federatën Franceze të Futbollit (FFF) të mërkurën, ende nuk ka sugjeruar një datë të re, transmeton lajmi.net.
Kjo garë do të largohet pas këtij sezoni në mënyrë që të zvogëlohet ngarkesa e ndeshjeve për ekipet franceze.
Si rezultat i shtyrjes së fundit, ndeshjet e ligës PSG-Metz dhe Lyon-Nimes do të zhvillohen gjatë fundjavës me 4 dhe 5 prill, pas dyerve të mbyllura.
LFP kishte konfirmuar të martën se të gjitha ndeshjet Ligue 1 dhe Ligue 2 do të zhvillohen pa tifozët e pranishëm të paktën deri më 15 prill, si pjesë e masave mbarëkombëtare që synojnë të frenojnë përhapjen e COVID-19.

