Kapiteni i Struga Trim&Lum, Bunjamin Shabani ka folur për web faqen e klubit për pritjet e tyre para ndeshjes së xhiros së 28-të të dielën në Shkup ndaj Makedonija Gj.P..

“Jemi në një fazë të kampionatit, kur çdo ndeshje, çdo pikë është shumë e rëndësishme për ne si skuadër. Nuk na lejohen më gabime, ashtu që në ndeshjen e së dielës duhet të futemi me shumë përqëndrim, por edhe motivim për të marrë tre pikët e plota. Edhe pse aktualisht ndodhen në pozitën e fundit, neve e respektojmë skuadrën e Makedonija Gj.P. Për ne tashmë çdo ndeshje është finale, dhe në të gjitha do të luftojmë të marrim maksimumin e pikëve, pasi vetëm në atë mënyrë mund të shpresojmë tek titulli”, është shprehur kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani në një prononcim për faqen zyrtare të klubit buzë liqenit.

