Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Lacios.

Lojtari shqiptar do të largohet këtë verë nga ekipi italian dhe të njejtën e ka konfirmuar vetë klubi kryeqytetas, të cilët vendosën të mos i vazhdojnë kontratën futbollistit të kombëtares.
“Pas pesë vitesh në këtë fanellë, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Kanë qenë vite intensive, plot emocione, disa momente të bukura dhe të tjera më të vështira, por unë gjithmonë dhashë gjithçka, me profesionalizëm dhe respekt, deri në ditën e fundit. Dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, një falënderim i veçantë edhe për të gjithë tifozët e Lacios. Unë dhe familja ime do të jemi gjithmonë mirënjohës. Ju uroj më të mirën. Ju e meritoni dhe shpresoj që Lacio të kthehet aty ku e meriton të jetë”, ka shkruar Hysaj.
Shqiptari ju kishte bashkuar Lacios në vitin 2021 nga Napoli, ku bëri plot 131 paraqitje, teksa shënoi edhe dy gola.

