I doli negativ testi i koronavirusit, Mbappe i gatshëm për sfidën e sontme

Mbappe kishte qenë në dyshim për ndeshjen e raundit të 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve në ‘Parc des Princes’, pasi kishte probleme me sëmundjen, e cila e detyroi të humbasë dy seanca stërvitore në fillim të javës.

Ylli i Francës raportohet se u testua për koronavirus, ku doli negativ dhe u paraqit për stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës të mërkurën.

Sidoqoftë, kapiteni i PSG-së, Silva do të mungojë për shkak të një dëmtimi të muskujve të marrë muajin e kaluar, ndërsa Ander Herrera nuk pritet të kthehet në fushë deri në prill.

Idrissa Gueye dhe Eric Maxim Choupo-Moting janë gjithashtu mungesa të tjera, por trajneri Thomas Tuchel nuk ka shqetësime të reja për lëndimet përpara takimit të sontëm.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close