Theu rregullat e Fair play-t Financiar, klubit të Premier League-s i hiqen katër pikë

Skuadrës së Premier League-s, Nottingham Forest, i janë hequr katër pikë nga klasifikimi për shkak të shkeljes së rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League. Klubi i njohur anglez tani zbret në zonën e rënies, me vetëm një pikë më pak se Lutonit.

Premier League konfirmoi vendimin nëpërmjet një deklarate, ku theksohet se Forest kishte “shkelur pragun përkatës të PSR prej 61 milionë £ me 34.5 milionë £”.

Forest e pranoi shkeljen, por mbrojtja bazohet në rrethana lehtësuese në lidhje me shitjen e Brennan Johnson. Klubi mori një ofertë prej 30 milionë £ nga Brentfordi në fillim të verës së kaluar, por sulmuesi nuk ishte i gatshëm të lëvizte dhe Forest mendoi se mund të merrte më shumë para nga ky “aseti” nëse prisnin përtej afatit të PSR-së, më 30 qershor. Johnson u shit për 47.5 milionë paundë te Tottenhamë në shtator, por një panel i pavarur nuk e pranoi këtë mbrojtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close