Trajneri i xhudos Driton Kuka ka bërë disa kritika publike për paraqitjen e xhudistëve në Grand Prix të Austrisë.

Si rrallë herë, Kosova dështoi të fitonte medalje në një Grand Prix, pasi të gjithë xhudistët u eliminuan më herët se sa pritej.
E të menjëhershme kanë qenë kritikat, atë nga vetë Kuka që në rrjetin social “Facebook” shkroi se paraqitjet e Akil Gjakovës dhe Loriana Kukës kanë lënë shumë për të dëshiruar.
“Olimpistët Akil dhe Loriana në Linzë patën paraqitje që lë shumë për të dëshiruar. Akili kishte 4 gara e po aq medalje qysh tash e 7-8 muaj, por jeta sportive s’ka asnjë alternativë”.
“E tash 4 muaj para Olimipadës do të jem pa kompromis në këtë drejtim”, shkroi ai.
Ndërkohë, Kuka ka uruar boksieren Donjeta Sadiku që hyri në histori duke siguruar normën olimpike.
“Urime boksieres Sadiku normën Olimpike, që do të jetë në Olimpiadë me meritë”.

