Liga e Dytë, fitore për skuadrat shqiptare

Futbollistët e Besës rigjejnë rrugën e fitores në Ligën e Dytë, pasi sot në terren vendas mposhtën Novacin me rezultatin 2:0. Golat e fitores për ekipin e Besës u shënuan nga Alban Taipi dhe Izair Emini.

Pelisteri i vendit të dytë mposhti Sasha Kamenicës me golat e Bllagoja Ljamçevskit dhe Mihaill Talevskit.

Në ndeshjet tjera Arsimi i Gostivarit mundi Detonin Pllaçkoviën me shifrat 2:1, Teteksi u mposht nga Bellasica me shifrat 2:1, Bashkimi mundi 2:1 Osogovën, ndërsa Ohri fitoi 1:0 Pobedën. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close