Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi ka gjetur dy herë rrugën drejt rrjetës këtë të diele. Sulmuesi “kuqezi” i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Konjasporit përballë Kajzerisporit në takimin e vlefshëm të xhiros së 18-të në Superligën e Turqisë.

Të dy golat Cikalleshi i shënoi nga penalltia. Fillimisht në minutën e 48-të, ndërsa edhe në të 63-të sërish ishte i saktë nga pika e bardhë, duke fiksuar shifrat në 2:0, pasi deri në fund të ndeshjes rezultati nuk ndryshoi. Më këto dy gola të realizuar sot, sulmuesi shqiptar arrin në kuotën e 8 golave të realizuar në këtë sezon më fanellën e Konjasporit në Superligën e Turqisë, përderisa regjistron edhe dy asiste.

