E mërkura do të sjell dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Struga Trim Lum do të pret në shtëpi Voska Sport me ndeshjen që ishte në program me 25 nëntor, por e njejta u shty për shkak të motit të keq dhe borës që kishte mbuluar stadiumin e kampionëve në fuqi. Për të njejtën arsye u shty edhe ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Vardarit që gjithashtu do të luhet nesër në Kratovë.
Nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se ka ndryshime edhe te arbitrat për këto dy ndeshje. Te përballja Struga Trim Lum – Voska Sport arbitër do të jetë Igor Stojçevski, i cili do të zëvendësoj Stojan Tërpçevskin, përderisa te takimi Sileski – Vardari Daniel Vasilevski do të jetë në vend të Martin Petkovskin në pozitën e ndihmës arbitrit. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 13:00.

