Ndeshja e xhiros së 14-të të Erdivisie ndërmjet Waalwijk dhe Exlesior nuk mori vëmendjen nga rezultati (2:2), as nga ndonjë lojë e mirë, por në plan të parë ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes, Bas Nyhoys që theu një rekord të jashtëzakonshëm në futboll.

Gjegjësisht, gjyqtari holandez nuk ka bërë faull gjatë gjithë pjesës së parë, përcjell lajmi.net.
Ai e bëri atë për herë të parë në minutën e 52-të të ndeshjes, që është një rekord i ri, pasi ai i mëparshmi ishte “vetëm” 43 minuta.
Meqë ra fjala, ky gjyqtar njihet që nuk gjykon shpesh faullet, por i pëlqen ta lërë lojën të luhet pa ndërprerje të shpeshta.
Gjithashtu, ai nuk ka treguar asnjë karton të kuq.

