Palestina mendoi se e kishte gjetur një zgjidhje për të vazhduar të luante futboll, pavarësisht konfliktit që ka shpërthyer në tokën e saj dhe në Izrael ditët e fundit.

Algjeria, në fakt, kishte rënë dakord të priste të gjitha ndeshjet e kombëtares së futbollit palestinez, për kualifikueset për Kupën e Botës 2026 dhe Kupën e Kombeve të Azisë 2027 dhe të merrte përsipër të gjitha kostot që lidhen me këto ngjarje.
Por, në një deklaratë për shtyp të publikuar të enjten, Federata Algjeriane e Futbollit (FAF) njoftoi se kjo zgjidhje ishte refuzuar nga FIFA dhe AFC (Konfederata e Futbollit Aziatik). Dy organizmat ndërkombëtare i kërkuan skuadrës palestineze që ndeshjet e saj t’i luajë “në zonën e saj gjeografike, përkatësisht në kontinentin aziatik, në përputhje me rregulloret në fuqi”, thuhet në të.
Të mërkurën, FAF njoftoi në një deklaratë për shtyp, se po pezullonte “të gjitha garat dhe takimet e futbollit” në solidaritet me popullin palestinez. Ky vendim u mor një ditë pas një greve që shkaktoi disa viktima në një spital në Gaza.

