Ismet Munishi shkarkohet nga klubi i nivelit të dytë të futbollit të Kosovës 

Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i Ferizajit në Kategorinë e Parë të Kosovës. Lajmin e bëjnë të ditur gazetarët Arlind Sadiku e Lorik Gashi, të njohur për paralajmërimin e lajmeve në rrjetet e tyre sociale.

Edhe pse akoma nuk ka një konfirmim zyrtar të lajmit nga klubi apo vetë Munishi, aludohet se ky vendim vjen pas humbjes së djeshme të Ferizaji përballë Vjosës që i bashkohet një ‘mali’ me rezultate negative në këtë fillim sezoni. Me shkarkimin e tij nga Ferizaji, Ismet Munishi tashmë do të ketë kohë mjaftueshëm për të kritikuar sukseset e ‘armikut’ të tij, Ilir Daja, i cili ka harruar shijen e humbjes në futbollin dardan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close