Klopp tregon çfarë duhet të bëjë Liverpool për të mundur Atleticon

Liverpoolit do t’i duhet një tjetër paraqitje mbresëlënëse për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë kundër Atletico Madrid, ku në ‘Wanda Metropolitano’ ishin mposhtur 1:0.

‘The Reds’ tashmë kanë një praktikë të mirë të përmbysjve të rezultateve, kur sezonin e kaluar bënë mrekullinë ndaj Barcelonës, duke fituar 4:0 në ‘Anfield Road’, edhe pse ishin mundur 3:0 në ‘Camp Nou’.

“Ne kemi nevojë të jemi pothuasje perfekt. Kështu është”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

“Ne duhet të sulmojmë, duhet të krijojmë, duhet të mbrohemi si kurrë më parë në jetën ton dhe duhet të bashkëveprojmë. Na duhet Anfield”, ka shtuar ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close