“Nëse do ta shikoni në rrugë, nuk do ta njohësh”. Transformim i Zinedine Zidane, i cili nuk ka stërvitur prej dy vitesh, është i jashtëzakonshëm. 51-vjeçari francez tronditi botën ditën e djeshme, me një paraqitje në rrjetet sociale që i la fansat të pyesnin nëse ishte një gabim.

Fituesi i Kupës së Botës 1998 postoi një foto të tij, duke ecur në rrugët e Parisit, i veshur me një veshje rastësore sportive me xhinse, një xhakevento dhe me kapakë të sheshtë. Fansat, të cilët ishin mësuar ta shihnin të veshur ndryshe, nuk mund ta besonin se sa ndryshe dukej, aq më tepër që Zizou ka rritur mjekrën dhe ka syze.
Reagimet për look-un e tij të ri nuk vonuan të shfaqen në komente:
“Nëse e takoj, nuk do ta njoh”. “Vetëm një njeri i zakonshëm në Paris”. “Incognito”.
Zidane është aktualisht i papunë, pas largimit nga Real Madridi në vitin 2021. Megjithatë, Zizou nuk i mungojnë ofertat. Vetëm këtë vit refuzoi tre kombëtaret, që e donin si trajner: Brazilin, Portugalinë dhe SHBA-në.
Më pas ai ishte edhe në listën e Federatës Gjermane të Futbollit dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Didier Deschamps, në stolin e kombëtares franceze. Prej disa vitesh ai refuzon të marrë edhe PSG-në dhe shtypi gjerman bëri të ditur se ai është objektivi kryesor i Bayern Munichut.
Zidane megjithatë preferon të qëndrojë në shtëpi dhe të shijojë familjen e tij. Ai dhe Veronique kanë katër djem Enzo Alan (28), Luca (25), Theo (21) dhe Elyaz (17), të gjithë të dashuruar pas futbollit. Enzo, djali i tij i madh, e bëri gjysh tashmë një vit më parë.


