Performancat e shkëlqyeshme shpërblehen, Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve të futbollit pas përfundimit të dueleve të muajit shtator. Shqipëria bëri shumë mirë, duke marrë katër pikë në dy takimet ndaj Çekisë dhe Polonisë.

Por edhe ngjitjen tri pozicione më lart në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja shqiptare renditet në vendin numër 62, me mbi 20 pikë më shumë krahasuar me më parë.

Kuqezinjtë zhvilluan performanca shumë pozitive ndaj dy skuadrave më të forta të grupit. Duke shënuar eurogola dhe duke u afruar gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Gjermani 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close