Neymar “parkalon” Pele: “Pavarësisht golave, unë nuk kam më i mirë se Mbreti!”

Sulmuesi, 31 vjeç, i cili shkoi në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës i barabartë me legjendën Pele me 77 gola, humbi një penallti përpara se të shënonte dy herë në pjesën e dytë në paraqitjen e tij të 125-të me kombëtaren.

“Nuk e kam imagjinuar kurrë të arrij këtë rekord. Nuk jam më i mirë se Pele apo ndonjë lojtar tjetër për ekipin kombëtar,” tha ai.

Marta ka shënuar rekord 122 gola në 189 ndeshje për ekipin e femrave të Brazilit.

Pele, i cili vdiq në dhjetor në moshën 82-vjeçare, shënoi 77 gola në 92 paraqitje midis viteve 1957 dhe 1971. Ai konsiderohej gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë.

Llogaria e tij zyrtare në platformën e mediave sociale X ka bërë homazhe për arritjen e Neymar.

“Urime Neymar për tejkalimin e Mbretit në gola për Brazilin. Me siguri Pele po ju duartroket sot!” thuhej.

Trajneri i Brazilit, Fernando Diniz tha: “Ai erdhi për të bërë atë që bëri: të argëtohej, të shënonte dy gola dhe të thyente rekordin”.

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua Paris St-Germain nga Barcelona për 200 milionë stërlina në 2017.

U largua nga skuadra franceze në verë për t’iu bashkuar skuadrës Saudite të Pro League Al-Hilal.

“Ai është një lojtarë shumë i madh, njerëzit duhet ta njohin dhe ta pranojnë”, shtoi Diniz.

Ndërkohë Uruguai filloi fushatën e tij kualifikuese në Amerikën e Jugut me një fitore 3-1 kundër Kilit nën drejtimin e trajnerit të tyre të ri, ish-trajnerit të Leeds United, Marcelo Bielsa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close