Mos u ngatërroni! Verratti nuk do të shkojë në Arabinë Saudite, por në Katar

Drejtuesit e klubit të Katarit, Al-Arabi, kanë arritur marrëveshje me PSG-në për transferimin e mesfushorit shumëvjeçar të klubit, Marco Verratti, raportojnë mediat në Francë. Katarianët janë të bindur se do ta përfundojnë marrëveshjen në ditët në vijim, ndonëse ende nuk kanë marrë një përgjigje pozitive nga futbollisti.

Aktualisht është e paqartë nëse Verratti do të dëshirojë të transferohet në Katar, pasi ai tashmë ka një kontratë me një ekip të paidentifikuar në Arabinë Saudite. Prioriteti i italianit është të luajë në Arabinë Saudite, pasi projekti atje duket shumë më i qëndrueshëm dhe ai nuk dëshiron të prishë marrëveshjen që tashmë ka.

Problemi me transferimin e tij në Arabinë Saudite, megjithatë, është se PSG po kërkon shumë për të. Sipas informacioneve, parizienët vështirë se do ta lirojnë mesfushorin e tyre për më pak se 60 milionë euro, që sipas fondit të investimeve të vendit nga Lindja e Mesme është shumë për një lojtar që tashmë ka mbushur 30 vjeç.

Megjithatë, siç është bërë e qartë për të gjithë, fondet nuk janë problem për Arabinë Saudite. Me shumë gjasa, ata gjithashtu do të pranojnë së shpejti të paguajnë shumën e kërkuar nga PSG për të mos humbur Verrattin, i cili sigurisht nuk do të qëndrojë në “Parc des Princes” në sezonin që sapo ka nisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close