Shkupi do të jetë nikoqir i Gostivarit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë që do të zhvillohet nesër në kuadër të Ligës së Parë në Maqedoni.

Remzifaik Selmani, që erdhi te Gostivari këtë verë dhe që shënoi golin e parë këtë mesjavë ndaj Rabotniçkit, ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Shkupit.
“Ndeshja e nesërme do të jetë një ndeshje e vështirë pa diskutim, por ne jemi përgatitur maksimalisht gjatë ditëve të fundit, kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe futemi me bindje për një rezultat pozitiv në Çair. Shpresoj që të vazhdojmë me fitore, njejtë si në ndeshjen e fundit dhe ti ndihmoj ekipit përsëri me gola për një rezultat pozitiv”, tha Selmani.
Shkupi – Gostivari zhvillohet në Çair dhe nis nga ora 17:00.

