Nderim Nexhipi ka kryer “operacionin” e parë te Manisa e Turqisë. Drejtori sportiv nga Shkupi, ka transferuar te ekipi turk, Meriton Korenicën. Ky i fundit viteve të fundit është një ndër futbollistët më të mirë te skuadra e Ballkanit, me të cilën u shpall kampion, ndërsa gjithashtu edicionin e kaluar arriti edhe grupet e Ligës së Konferencës.

Korenica edhe këtë vit ka shkëlqyer në Europë, aty ku ka shënuar 3 gola në 6 ndeshje, ndërsa i njëjti edicionin e kaluar në 14 ndeshje europiane, përfshirë këtu edhe 6 ndeshjet në fazën e grupeve, kishte realizuar 6 gola.
Korenica në të kaluarën ka luajtur edhe në kampionatin vendor me Shkëndijën dhe Metallurgun.


