Bekim Rexhepi nuk lëviz nga futbolli shqiptar, prezantohet te Dinamo Tirana!

Bekim Rexhepi do vazhdojë të jetë pjesë e Superligës shqiptare, madje duke mos ndryshuar edhe qytet. Pas eksperiencës së bukur me Partizanin e Tiranës, me të cilën skuadër shkupjani u shpall kampion, tashmë i njëjti do të vijojë me skuadrën tjetër nga kryeqendra shqiptare, Dinamon.

Lajmin për transferimin e Rexhepit e kanë konfirmuar edhe nga klubi Dinamo Tirana, mirëpo duke mos potencuar për sa kohë kanë nënshkruar me shkupjanin, i cili pjesë e futbollit shqiptarë është që nga janari i vitit 2021, kur në formë huazimi i ishte bashkuar skuadrës së Skënderbeut, që më pas nga vera e vitit 2022 të jetë pjesë e Partizanit të Tiranës.

Bekim Rexhepi numëron plotë 70 ndeshje në futbollin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close