Ekipi i Shkëndijës e ka nisur me fitore fazën e plej of-it në volejboll, duke mundur Vesna Probishtipin me rezultatin 3:0. Volejbollistët e trajnerit Durim Luma me koncentrim maksimal dhe lojë të mirë arritën që të fitojnë kundërshtarin në tre sete me shifrat 25:8, 25:10 dhe 25:6. Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Strumica mundi Rabotniçkin me rezultat 3:0. Tabelën për momentin e kryeson Strumica, duke lënë pas vetes Shkëndija që regjistron 9 fitore dhe vetëm një humbje. Kujtomë se ndeshja e tretë në fazën e plej of-it do të luhet të hënën ndërmjet Borecit dhe Lirisë.


