Kampionët e vjeshtës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, Struga Trim Lum, janë përforcuar me Mexhit Nezirin.
Mbrojtësi u largua nga Shkendija dhe firmosi për Strugën, në përpjekje që kjo skuadër të forcohet edhe më shumë dhe të arrijë titullin e parë kampion në historinë e saj.
Neziri ka përvojë ndërkombëtare dhe është padyshim lojtari që i nevojitet Struga Trim Lum në këto momente vendimtare.
Neziri gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Renovën, Ventspilsin dhe Dacian.
