Përveç duelit Makedonija Gj. P. – Struga Trim&Lum 1:1, sot u luajt edhe ndeshja Bregallnica-Rabotniçki e fituar 1:3 nga skuadra shkupjane. Dy herë Velkovski dhe një gol i Rusheviqit, zhvlerësuan golin e Gjokiqit që kishte barazuar përkohësisht rezultatin.

Suksesi në transfertën në Shtip është vlerësuar nga mesfushori me përvojë i Rabotniçkit, Armend Alimi, që e cilëson fitore të madhe këtë triumf.
Kumanovari ka postuar një fotografi të përbashkët me shokët e skuadrës nga zhveshtorja e stadiumit në Shtip menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, të shoqëruar me mbishkrimin ”Fitore e madhe, vazhdojmë”!


