Muhammed-Muja Thaçi pa asnjë dyshim është një nga basketbollistët më të mëdhenjë shqiptar ndër vite e një gjë të tillë po e dëshmon edhe si trajner.

Shkupjani që para pak vitesh e nisi punën si trajner, ka arritur rezultate fantastike fillimisht me një ekip nga Superliga e Gjeorgjisë e me fitore madhore e ka nisur edhe aventurën në Kosovë, ku kishte shkëlqyer si lojtar.

Trajneri që para pak javësh e mori drejtimin e skuadrës së Rahovecit, ka folur për Telenews.alpër mënyrën se pse vendosi ta pranojë ofertën e Rahovecit, planet me këtë klub, por edhe ofertat në drejtim të tij.”Aspak nuk ishte e lehtë që të vendos të bëhem trajner i Rahovecit, por këmbëngulja e Adrian Sharkut e ka bërë që të jem këtu dhe besoj që kam bërë zgjidhjen duhur. Koha do e tregojë më së miri, besoj fuqishëm”.Rahoveci e nisi stinorin e ri me fitore madhore ndaj kampionit aktual, Golden Eagle Yllit, por si e cilëson Muja një triumf të tillë.”Po normalisht që ishte fitore e këndshme dhe plus i madh për neve si ekip më i vogël, por ajo tashmë është histori e kaluar, sepse çdo fitore sjell gëzim, por nuk mbetemi aty, vazhdojmë me punë për ti përmirësuar ato që si kemi bërë në lojën e parë”, shprehet Muja.Ndeshja e radhës, nesër ndaj Vëllaznimit e si e sheh Muja këtë duel?”Vëllaznimi është ekip serioz dhe i organizuar mirë, posaçërisht kur luajnë si vendas, ne përgatitemi maksimalisht e pastaj më i miri le të fitoj, natyrisht që shpresoj të jetë ekipi im”, përgjigjet Muja i buzëqeshur.

Sa ka arritur Rahoveci të krijojë ekip stabil dhe a ka nevojë për lojtarë në pozita të tjera?”Ne kemi pasur jo pak telashe me përpilimin e rosterit dhe kemi nisur apo kompletuar vonë atë, por arsyetimet i lëmë dhe do të luftojmë për çdo fitore e do të shkojmë gjithmonë të përgatitur në çdo ndeshje”, beson trajneri shkupjan.Ditëve të fundit emri i Mujës është lakuar për trajner te Prishtina, pas largimit te Ekrem Memnun. Por që a janë të vërteta këto pohime dhe a ka Muja dicka te specifikuar në kontratë që do të mund tab lironte nga kontrata me Rahovecin? Ai këto pikëpyetje i zbulon për Telenews.al”Po thashethemet janë prezente kudo në botë, përfshirë edhe tek ne. Unë kam qenë në biseda të përafërta gjate verës me Prishtinën, por ja që s’ka qenë e shkruar të nënshkruaj aty. Nuk më ka kontaktuar deri tani asnjë zyrtar apo dikush nga Prishtina edhe pse të gjithë i kam miq… Po kam klauzolë apo buyout në kontratë me Rahovecin, por nuk mendoj për këtë çështje, tash jam i fokusuar komplet në ekipin tim dhe lojën me Vllaznimin e nese ka interesim, atëherë do ta shohim se çka bie e ardhmja”, mbylli intervistën për Telenews.al, Muja.Rahoveci e nisi me fitore madhore stinorin e ri të Superligës nën-drejtimin e Mujës, duke e mposhtur kampionin aktual, Yllin dhe kështu ky njeri riktheu buzëqeshjen dhe besimin tek tifozët e Rahovecit, pas një sezoni zhgënjyes në edicionin e kaluar.

/Telenews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close