Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë ka shënuar fitoren e dytë në ciklin eliminatorë për kualifikim në Kampionatin Europian 2023. Maqedonia arriti të triumfojë me rezultat 3:2 ndaj Letonisë.

Letonia e hapi mirë ndeshjen dhe në minutën e 5-të kaloi në epërsi me shifra 1:0. Përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Kiril Izov u konsolidua mirë dhe nga minuta e 13-të deri në minutën e 17-të, me anë të Natasha Andonovas, arriti të bëjë përmbysjen.
Roçi me një gol në minutën e 72-të zgjidhi çështjen fituesit të takimit. Në fund të ndeshjes, kundërshtari arriti vetëm të ngushtojë shifrat.
Maqedonia: Pançurova, Gjorgjievska, Nikolovska, Milçevska, Joshevska, Semsovic, Zivic, Andrevska, Andonova, Maksuti, Roçi;

