Atë që dje e paralajmruam, sot është zyrtarizuar. Besir Demiri është futbollist i ri i FC Shkupit dhe i njejti është prezantuar sot nga ana e klubit bardheblu.

Besir Demiri me Shkupin ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa në Çair vjen nga skuadra e Dinamo Tiranës, pjesë e të cilëve ishte në sezonin e fundit.
Besir Demiri rikthehet ë luajë pas 7 viteve me fanellën e Shkupit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës, Vardarit, Mariupolit, Zhilinës dhe Kukësit.

